E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Arsimi dixhital, prioritet kryesor për qeverinë

Kryeministri Berisha ka deklaruar se arsimi dixhital mbetet një nga përparësitë kryesore për qeverinë. Duke folur në konferencën për integrimin e teknologjisë në arsim, Berisha theksoi se vetëm duke e vendosur ekonominë e këtij vendi mbi bazat e dijes do të mund të kapim kohën e humbur, dhe do të mund të qëndrojmë në horizontet e zhvillimit.
 

“Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për tu realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital” ka theksuar Berisha.

Ai ka theksuar se synimi i ardhshëm i qeverisë është të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi të vogël rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe.

“Këtë vit ne do të bëjmë një hap të madh, internet në çdo klasë. Qëllimi është të ndezim një garë në të gjithë sistemin arsimor në këtë fushë që Shqipëria të shndërohet në një supërfuqi të vogël rajonale dhe të softeve dhe produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër, kërkoj të shtrihet lënda e programimit në afatet më të hershme që kërkon në ndonjë vend. Të përcaktojmë një seri stimujsh konkret për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve.” theksoi Berisha ndërsa shtoi se  Shqipëria duhet të kalojë tek ajo që e quajti si “ iQytetari”

Më tej kreu i qverisë, tha se, duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar stimuj konretë për sipërmarrjen e inovacionit, e cila është në tërësinë e saj atribut i moshës së shkollarëve dhe passhkollarëve, ndërsa shtoi se, duhet të rideminsionojmë aftësitë programuese të nxënësve.

Gjithashtu kryeministri Berisha u ndal edhe tek përdorimi i teknologjisë në sistemin e provimeve në universitete. “Të bëjmë gjithçka për  provimet dixhitale në shkollat e larta, si një rrugë për të shmangur çdo lloj ndërhyrje dhe për të garantuar një sistem transparent dhe të paanshëm vlerësimi.” shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›