Kanali i Korfuzit, AK: Qeveria është gjunjëzuar
Shqetësimet që po përjeton së fundi Flota Shqiptare e peshkimit në Kanalin e Korfuzit, kanë nxitur reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Në një denoncim të saj, AK nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Myslym Pashaj shprehet se ndjen keqardhje për gjunjëzimin tashmë tradicional të qeverisë shqiptare kundrejt haraçit helen.
Mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cënim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë
Sipas Pashaj kjo situatë vjen pikërisht nga fshirja e ligjeve të brëndshme për territorin, fakt i cili e ka lënë këtë hapësirë të pambrojtur dhe të pamenaxhuar, e për rrjedhoje po krijohen situata delikate dhe të demshmë në kurriz të shqiptarëve.
Pashaj e ka quajtur këtë një tjetër skandal shtetëror i cili nuk duhet të mos jetë në vëmendjen e strukturave të duhura parandaluese dhe vepruese të shtetit tonë.
Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptarë duhet të marra masa urgjente.- thuhet në denoncimin e AK-së.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslym Pashaj ka ngrirtur shqetësimin se kujt i ka interesuar fshirja e ligjeve të brendshme të kufirit shtetëror tokësorë dhe detar, përvecse qarqeve antishqiptare.