E Diel, 1 Nëntor 2026

Muho: Sdorëhiqem nga KQZ-ja. LSI: Kokëfortësia e Berishës, e rrezikshme

muhoTiranë- Ilirjan Muho, anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, KQZ i shumë përfolur ditët e fundit tha sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti që mban.

Muho tha për gazetarët se është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese, paçka LSI-ja është larguar nga qeveria Berisha. Muho tha se është në dijeni të kërkesës për shkarkimin e tij, por nuk preferoi të bënte komente të mëtejshme.

Por sipas Muhos edhe pse është propozuar nga LSI-ja është votuar në Parlament për të qenë pjesë e KQZ-së, ku dhe është betuar.

Ndërkohë po sot Lëvizja Socialiste për Integrim tha se pseudomaxhoranca që sipas saj edhe për pak ditë është në pushtet po ushtron dhunë të hapur politike ndaj Komisionit Qëndror të Zgedhjeve.

Nëse ka një parti që pretendon se ka një anëtar në KQZ, kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ- në. Kjo është arsyeja që ka bërë opozitën në tërësi dhe ndërkombëtarët që të reagojnë me shumë shqetësim. Në prag të zgjedhjeve kërkohet të ndryshohet në mënyrë të paligjshme  KQZ-ja- tha Ylli Manjani nga selia e LSI-së.

Manjani tha se LSI-ja është e shqetësuar për qëndrimin që e cilësoi kokëfortë të kryeministrit Berisha për të mos reaguar, edhe pas kërkesës të partnerëve tanë të BE-së dhe Departamentit të Shtetit.

Të shtatë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lidhje me asnjë parti politike në kë vend,-tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›