Mbërrin në Hagë kërkesa e Serbisë për pavarësinë e Kosovës
HAGË - Mbërrin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë, kërkesa e Asamblesë së OKB, ku kërkohet opinion për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Lajmi u konfirmua nga vetë Gjykata e Hagës që do shqyrtojë këtë çështje në bazë të kërkesës serbe. Gjykata tha se do të hartojë një listë të shteteve dhe organizatave, që do të mund t'i japin gjykatësve informacionet e nevojshme për të shqyrtuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nëse ajo ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Pas këtij hapi, do të caktohet edhe koha dhe datat e dëshmive dhe dëgjimeve publike. Pritet që Kosova të çojë në këtë gjykatë fakte që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, veçanërisht fakte për genocidin e spastrimin etnik. Janë këto elemente që e bëjnë Kosovën rast të veçantë, në bazë të të cilave vendet me të fuqishme të botës njohën shtetin e ri të shpallur të pavarur më 17 shkurt.
Asambleja e OKB votoi më 8 tetor me shumicë të thjeshtë votash kërkesën serbe që ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së OKB ta shqyrtojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
(a.s/News24/Balkanweb)