E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, aksion për parandalimin e prerjes së pyjeve

Drejtoria Pyjore në qytetin e Kukësit ka lëshuar masa të rrepta administrative dhe penale për personat që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme prerjen dhe tregtimin e lëndës dru zjarri. 

KUKËS - Policia pyjore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka shtrirë një aksion të gjerë për parandalimin e fenomenit të prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në ngastrat pyjore të rrethit të Kukësit. Gjatë 24 orëve janë kapur 4 automjete që shërbenin për transportin e lëndës drusore në Kukës me një sasi prej 50 metërkub dru zjarri. Ndërkohë nga Drejtoria Pyjore Kukës janë lëshuar masa të rrepta administrative dhe penale për personat që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme prerjen dhe tregtimin e lëndës dru zjarri ku për një metërkub dru indivitët ndëshkohen me 600 mijë lekë gjobe si dhe ndjekjen penale nga organet e drejtësisë.
Aksioni i ndërmarrë nga policia pyjore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përkon edhe me sezonin e furnizimit të popullatës me lëndë dru zjarri, pasi banorët e Kukësit gjatë stinës së dimrit përdorin si lëndë të parë për ngrohje dhe gatim ketë lëndë djegëse.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›