E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Lezhë trupi i pajetë i Aleks Nikajt

Mbërrin në në qytetin e Lezhës trupi i pajetë i demontruesit të katërt të 21 janarit Aleks Nikaj i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në Turqi.
 

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Aleks Nikaj ka mbërritur në familjen e tij në Lezhë dhe është pritur nga dhjetra e qindra qytetarë.
 

35-vjeçari Aleks Nikaj, ka lënë pas dy fëmijë jetimë dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ceremonia mortore e tij pritet të bëhet ditën e nesërme në orën 13.00.
 

Ai u plagos me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri edhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrto.
 

Aleks Nikaj pas një përmirësimi që pati pas ndërhyrjes së specializuar në spitalin e Bakërkëj të Stambollit në Turqi, ishte përkeqësuar rishtas dhe për shkak të gjendjes së rëndë të tij nuk mund të ndërhyhej me një operacion tjetër.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›