E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vdes në rrethana të paqarta 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në rrethana ende të paqrta në qytetin e Fierit.
 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbrostar Ura në periferi të qytetit në një pikë shpërndarje gazi ku në rrethana ende të paqarta ka gjetur vdekjen 50-vjeçari Dule Alliu dhe është plagosur pronari i pikës së gazit S. Resuli.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
 

Ndërkohë sipas policisë nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim por ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›