Kosove neser - fillimi i procesit te bisedimeve per krijimin e qeverise

Ne Kosove dita e neserme pritet te shenoje edhe zyrtarisht fillimin e procesit te bisedimeve per krijimin e institucioneve te reja ne baze te rezultateve te zgjedhjeve parlamentare. Ndonese procesi nuk duket i lehte kryetari i Partise Demokratike te Kosoves qe eshte fituese e ketyre zgjedhjeve Hashim Thaci beson se do te krijoje qeverine e re deri me 17 shkurt kur Kosova shenon pervjetorin e shpalljes se pavaresise se saj.