QSUT gati protokollimi i mjekimit

Protokollet e mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të jenë shumë shpejt gati të zbatohen tek pacientët. Nën drejtori i QSUT-së Mehmet Hoxha shprehet se ka mbetur vetëm një hallkë për t’u realizuar në këtë proces, i cili do të garantojë përfundisht, të drejtat që duhet të kenë pacientët.
“Ky është një proces tashmë i standartizuar, i përfunduar. Ka ngelur hallka e fundit që është kostifikimi, pra nxjerrja e kostos për ccdo sëmundje, nxjerrja e kostos për ccdo pacient. Jo më kosto historike, por kosto reale. Këto protokolle ishin iniciativë e domosdoshme, paska e vonuar, por fatmirësisht u realizua. Do të garantojmë të gjitha të drejtat e pacientit” tha Hoxha.
Por protokollet e mjekimit, sipas autoriteteve të QSUT do të shmangin edhe abuzimet që mund të kenë bërë mjekët përsa i përket orientimit të pacientëve jashtë dyerve të spitalit, për të gjetur barna edhe kur ato kanë ekzistuar në spital.
“Mjeku është i detyruar të ndjekë me skemë të përcaktuar mjekimin që nuk i lihet fiktivitetit, volumtorizmit apo dëshirave të njërit mjek apo të tjetrit dhe mjeku është i detyruar të punojë në ekip dhe ekipi është i detyruar të punojë në bazë të këtyre protokolleve. Kjo do të garantojë një listë më të plotë ekzaminimesh, një listë më të plotë trajtimi, më të duhur, më të nevojshme, më të padëmshme, por njëkohësisht edhe më pak të kushtueshme” tha Hoxha.
Protokollet e mjekimit janë përgatitur për të gjitha shërbimet, duke u bazuar në modelet që ofrojnë spitalet europiane. Ato përfshijnë një sërë ekzaminimesh, por edhe trajtimesh që fillojnë nga barnat më të lira.
Edlira Sulejmani