E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN, bankave: Kujdes me depozitat e qytetarëve

Fondi Monetar ndërkombëtar u bën thirrje bankave shqiptare të bëjnë kujdes me depozitat e qytetarëve. Raporti evidenton se bankat duhet të bëjnë kujdes me forcimin dhe rritjen e depozitave duke theksuar se në këtë mënyrë ato mund të mbulojnë një kategori të caktuar huadhëniesh që mund të dështojnë për shkak të situatës ekonomiko-financiare dhe mungesës se likuiditetit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit evidenton se bota mund të ketë një rritje ekonomike deri ne 4.2 për qind pas daljes nga recensioni që shkaktoi kriza ekonomike globale. Në pjesën për vendin tone, FMN thekson në raport se Shqipëria rrezikon të ecë me ritme më të vogla sesa mesatarja e vendeve të rajonit për disa aktorë. Raporti me titull "parashikimet mbi ecurinë e ekonomisë globale", ku studiohen 160 vende të botës, thekson se ekonomisë shqiptare do ti duhen të paktën pesë vjet për të dalë nga ritmet e ulëta të rritjes ekonomike ku ndodhet aktualisht. FMN vë në dukje se në vitin 2011 Shqipëria mund të ketë një rritje me 3.2 për qind e cila konsiderohet gjithsesi më e ulët sesa ajo e vendeve të rajonit e cila sipas FMN mund të jetë deri në 3.4 për qind.

Last Updated on E Enjte, 22 Prill 2010 18:47

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›