E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA në OKB: Shqipëria, aleat i palëkundur

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka mbërritur në Shqipëri këtë të diel, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Ambasadorja Thomas-Greenfield pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë e po ashtu edhe drejtues të shoqërisë.

Në një postim në Twitter, ambasadorja shkruan se Shqipëria është një aleate e palëkundur e SHBA, teksa vlerëson edhe qëndrimin e vendit tonë në Këshillimi e Sigurimit në OKB, veçanërisht kundrejt Rusisë.

“Sapo mbërrita në Shqipëri për dy ditë takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Thomas-Greenfield.

Vizita e ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB, ndërsa pas vendit tonë, ajo do të ndalet në Poloni.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›