“Media në bashkëpunim me Aleancën e Rublave”/ Rama: Nuk ka rritje gjobash për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe këtë të diel shqetësimin se mediat vazhdojnë të dizinformojnë qytetarët. Në një postim në Twitter, Rama ka përgënjeshtruar lajmin se do të ketë rritje gjobash për biznesin e vogël, ndërsa konfirmoi rritjen e gjobave për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar.
“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: ”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar!”- shkruan Rama.
/rtsh.al/