Mbërrin nesër në Tiranë presidenti i Bundestagut gjerman

Mbërin nesër në Tiranë për një vizitë pune njëditore presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Lajmi konfirmohet nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë sipas së cilës personaliteti i lartë i legjislativit gjerman do të zhvillojë takime politike me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Gjithashtu, Lammert do të marrë pjesë edhe në hapjen e zyrës së fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë.
Ndërkohë presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert ka vizituar Shqipërinë edhe në vitin 2008 ku mbajti edhe një fjalim në parlamentin shqiptar.