Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ngall debate publike

Rregjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka ngjallur një debat të fortë publik. Ekspertë të ndryshëm kanë argumentuar në një tryezë të organizuar nga Grupimi politik G.99 se një rregjistrim i tillë nuk duhet të kryhet në Shqipëri për një sërë arsyesh. Ish-presidenti i republikës Rexhep Meidani thotë se nuk është momenti i duhur për një rregjistrim të tillë dhe këto dy element në formularin e aplikimit e dëmtojnë të vërtetën.
Ndërkaq, ish-deputeti Pëllumb Xhufi thotë se ky regjistrim bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit në disa nene të tij. Xhufi nuk përjashtoi edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe hedhjen poshtë ashtu sikundër ndodhi edhe me marrëveshjen e ujrave me Greqinë.
Kreu i këtij G.99 erion veliaj thotë debate publik është mënyra më e mirë që publiku të ndjehet i përfshirë në të gjithë ato nisma që e prkin atë drejpërdrejtë.
Regjistrimi i popullsisë është planifikuar të nisë në 2011 dhe parashikon rregjistrimin edhe mbi baza etnike dhe fetare.