E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse dosjet në Strasburg, ministri Imami shpjegon ligjin për lustracionin

Ministri i Mbrojtjes deklaron se mazhoranca do t'i shkojë deri në fund betejës së saj për ligjin e lustracionit. Në një prononcim për mediat, Imami u shpreh se dy vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese ai për ligjin e lustracionit dhe për marrëveshjen me Greqinë, janë tërësisht çështje të ndryshme.
Gjykata Kushteteuse pak ditë më parë rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ligjin e mazhorancës për pastërtinë e figurave të larta, i ashtuquajturi ligji i lustracionit. Për këtë të fundit mazhoranca vendosi ta ankimojë në Strasburg ndërkohë që marrëveshjen me Greqinë deklaroi se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›