Braçe: Kabineti i fryrë me 35 ministra
Deputeti socialist, Erion Braçe shprehu shqetësimin për postet e shumta të zëvendësministrave në kabinetin qeveritar, çka sipas tij, tregojnë shpenzimet e shumta. Krahas krizës ekonomike që thellohet, sipas Braçes, qeveria po shpenzon gjithnjë e më shumë.
"Pra, për shkak të krizës dhe bizneset, po paguajnë e do paguajnë, cdo orë, më shumë se më parë; Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral, gjithnjë e më shumë", theksoi ai. Ai shtoi se qeveria përfundoi emërimin e "zv. ministrave duke kompletuar politikisht një marrëveshje shpërblyese që ndau qeverinë, administratën, nivelin politik dhe tani edhe publik, me përqindje" theksoi Braçe.
Deputeti socialist, duke krahasuar rrogat e zëvendësministrave, tha se ato janë të barabarta me ndihmën ekonomike të 7000 të papunëve. Braçe tha gjithashtu, se shqiptarët paguajnë sot, 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. ministrat.