Mberrin neser nje mision i FMN-se
Pritet të mbërrijë nesër, rreth dy muaj pas vizitës së fundit, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pasi morën përgjigje për zhvillimet në ekonomi, ekspertët e FMN-së do të takohen me Guvernatorin e Bankës së Shëipërisë dhe ministrinn e ri të Financave Shkëlqim Cani.
Çështjet që pritet të trajtohen janë të rëndësishme, ndaj edhe dhjetë ditët e qëndrimit në vendin tonë do të jenë intensive për FMN-në dhe qeverinë e re. Me interesin e kësaj të fundit për t’i bërë një skanim ekonomisë, roli i FMN-së në Shqipëri pritet të jetë më aktiv nga ç’është vërejtur vitet e fundit. Nuk përjashtohet mundësia e futjes së qeverisë në Marrëveshje me FMN-në, çka nënkutpton edhe mbështetjen financiare.
Interesi për financim duket i lartë, pasi qeveria e re parashikon të bëjë reforma në ekonomi, e të ardhurat janë të kufizuara. Për këtë vit. në arkën e shtetit pritet të kemi 30 miliardë lekë më pak të ardhura, nga ç’parashikohej.
Nga vizita e zhvilluar në korrik, ekspertët e FMN-së ishin të interesuar si do të menaxhohej borxhi publik. Per maxhorancën e re, ekspertët pyetën se ç’kosto do të ketë ulja e taksave të premtuara.
Sipas përfaqësuesve të zyrës së FMN-së në vendin tonë, vetëm në fund të misionit, do të njihemi me opinionet e ekspertëve të FMN-së për vendin tone.