E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria publikon Kodin e Etikes

Publikohet Kodi i Etikes i qeverise, njeri prej tre vendimeve qe ka miratuar kabineti Rama ne mbledhjen e tij te pare te zhvilluar diten e betimit para Presidentit. Pjese e ketij kodi jane edhe marredheniet e ministrave me median, nje kapitull i njohur ndryshe edhe si Kodi Heshtjes. Kodi percakton ndalime per ministrat te tilla sic eshte neni 8 ku thuhet se: Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të bëjë publike mendimet në lidhje me çështje, të cilat paraprakisht janë ose mund të jenë objekt i shqyrtimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e një komiteti ndërministror ose nga ndonjë organ tjetër në varësi të Këshillit të Ministrave. Po ashtu neni 15 i detyron ministrat qe para se te flasin me mediat te merret pelqimi i zyres se komunikimit te kryeministrit. Neni 15 specifikisht percakton: “Në mënyrë që të garantohet bashkërendimi i efektshëm i punës së kabinetit qeveritar, për përmbajtje dhe kohën e të gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave për shtyp dhe nismave të reja duhet, për sa është e mundur, të merret pëlqimi i Zyrës së Komunikimit, pranë Këshillit të Ministrave. Po ashtu me nje nen te vecante ministrave gjate kohes qe jane ne detyre u ndalohet te shkruajnë dhe të botojnë një libër për përvojën e tyre ministrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›