21 janari 4 vite burg per Ndrea Prendin dhe Agim Llupon
Dënim me 4 vite burg për vrasje nga pakujdesia ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit për dy ish gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për dy të pandehurit e 21 janarit. Kështu ish-gardisti Ndrea Prendi është dënuar me 1 vit burg, për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Agim Llupo është dënuar me 3 vite burg. I pafajshëm nga kjo cështje doli i akuzuari i tretë nga prokuroria, shoferi i Prendit, Margarit Kume. Prokuroria kërkoi një ditë më parë 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.
Gjykata e Apelit në Tiranë, shpalli fajtorë të pandehurit e akuzuar për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve të 21 janarit, komandantin Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo. Por, drejtuesit e Gardës nuk u dënuan siç kërkoj prokuroria, për akuzën e “vrasjes me dashje”, por për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. Për këtë akuzë, Gjykata e dënoi me 1 vit burg komandantin Ndrea Prendi dhe me 4 vjet heqje lirie gardistin Agim Llupo.
Sipas vendimit, të pandehurit kanë qëlluar në ajër dhe nuk kishin qëllimin të vrisnin demonstruesit e 21 janarit që ndodheshin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Por ky vendim nuk u prit mirë nga avokatët, pasi sipas tyre, vendimi I formës së prerë do të apelohet pranë Gjykatës së Lartë.
Të dy të pandehurit nuk u paraqiten në sallën e gjyqit, ku i pranishëm ishte vetëm shoferi i komandantin tashmë i shpallur i pafajshëm Margarit Kume.
Ndërkohë, në seancën e kaluar, prokruoria i kërkoi togave të zeza të shpall fajtor komandantin Prendi për akuzën e “vrasjes me dashje” të demonstruesit Faik Myrtaj dhe të dënohej me 23 vjet burg. Për të njejtën akuzë, por për dy vrasje dhe tre plagosje, prokuroria I kërkoj Gjykatës dënimin me 25 vjet burg për Agim Llupon Të dy të pandehurit u gjykan në liri, pasi kanë përfunduar afatet e qëndrimit në dhomat e izolimit.