Mberrin sot ne Shqiperi Baronesha britanike Helene Hayman
Me ftese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli
Per here te pare viziton Shqiperine kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronesha Helene Hayman. Me ftese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli baronesha Hayman vjen ne Shqiperi ne kuader te nje vizite zyrtare. Fillimisht kryetarja e dhomes se Lordeve te Britanise se Madhe do te pritet ne nje takim nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nderkohe qe pas takimit ato do te japin edhe nje konference te perbashket per shtyp. Me tej axhenda e baroneshes Hayman vijon me takimin me Presidentin e Republikes si dhe do te kete takime me Grupin e Miqesise Shqiperi-Britani e Madhe kryetaret e grupeve parlamentare Astrit Patozi e Gramoz Ruci kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani etj.
Baronesha Helene Hayman eshte e para kryetare e zgjedhur e Dhomes se Larte te Parlamentit ne Mbreterine e Bashkuar. Ajo ka qene anetare e Dhomes se Lordeve nga viti 1996 dhe ka sherbyer si ministre e Partise Laburiste ne Departamentin e Transportit Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Bujqesise.
Ndonese roli i Kryetares se Parlamentit e ndalon qe te jete e lidhur me ndonje parti politike. Anetaret e Dhomes se Lordeve zakonisht sherbejne per kohen e tyre te jetes dhe jane ne menyre tipike te papaguar. Roli i Lordeve perfshin mbikeqyrjen e legjislacionit dhe veprojne si kontroll dhe ekuiliber per nje sistem me te gjere parlamentar dhe demokratik.
Vizita e baroneshes Helene Hayman perben nje rendesi te vecante nisur nga fakti kur Shqiperia po kerkon mbeshtetjen e vendeve anetare te Bashkimit Evropian ne kuader te integrimit.