E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti kombetar i ullirit po merr permasa te medha

20-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri u kerkon autoriteteve vendore ne Farke qe te konsiderojne me prioritet kultivimin e ullirit

Nje vend te vecante ne fjalen e tij kryeministri i kushtoi zhvillimit te projektit kombetar te ullirit duke njoftuar gjithashtu se qeveria do te inicioje se shpejti projektin me te ri ate te mbjelljes se drureve frutore.
Kryeministri Sali Berisha ne vijim te vizites ne Farke tha se fermeret aty kane rritur me 20 here mbjelljen e ullirit dhe te drureve te tjere frutore. Duke e konsideruar projektin kombetar te ullirit si nje nisme qe ka marre nje mbeshtetje te jashtezakonshme kreu i qeverise i kerkoi njesise vendore te konsideroje me prioritet kultivimin e drurit te perjetesise.
Une i pergezoj ata. Zoti kryetar eshte e domosdoshme qe perbri cdo ndertimi te gjendet ulliri druri i perjetesise shpreses dhe paqes. Per zonen ku ai rritet nuk mund te kete perparesi me te madhe sesa kjo peme e mrekullueshme. Projekti kombetar i ullirit po merr permasa shume te medha. Ekspertet e tij do te me njoftonin se ne rrethe te tera mbjelljet e dy viteve te fundit i kalojne mbjelljet e 50 viteve te fundit tha Berisha.
Ai theksoi se qeveria eshte e vendosur te subvencionoje cdo rrenje te mbjelle ne vend si dhe te subvencionoje cdo sherbim ndaj ullirit ekzistues.
Krahas ketij projekti te madh kombetar tha Berisha kete muaj nis me te njejten fuqi mbeshtetese nje projekt i dyte i madh i cili do te shtrihet ne mbare vendin projekti i lajthise geshtenjes sheges bajames dhe arres.
Jane mbi 100 mije hektare toke te pashfrytezuara qe do te shfrytezohen ne kete projekt te mrekullueshem i cili ne disa nga kulturat shtrihet teresisht jashte zonave te ullirit. Ne llogarisim qe me keto fruta nder me te kerkuarat ne tregun boteror Shqiperia te marre nje vend te rendesishem prodhimi ne rajon. Farka nuk eshte vetem zone ulliri por njekohesisht eshte edhe zone e ketyre kulturave theksoi me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›