Kryeministri Berisha niset per ne New York ne samitin e 65-te te Asamblese se OKB-se

Kreu i ekzekutivit shqiptar pritet te diskutoje me lideret boterore mbi zgjerimin e hartes se njohjes se pavaresise se Kosoves nderkohe qe ne axhende ka edhe promovimin te sipermarrjet amerikane te potencialeve ekonomike te Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha eshte nisur dje drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork.
Gjate vizites disa ditore ne kryeqendren e OKB-se kreu i qeverise shqiptare Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane. Kryeministri Berisha do te promovoje potencialet ekonomike te vendit si dhe mundesite per thithjen e investimeve nga kompanite e medha amerikane. Klima favorizuese per zhvillimin e biznesit dhe reformat ekonomike te qeverise per krijimin e nje barre fiskale te ulet bejne qe vemendja e investitoreve te huaj te perqendrohet drejt Shqiperise.
Me tej nje takim te vecante Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin e Republikes se Kosoves.
Gjithashtu Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj..
Kryeministri Berisha do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.