E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nihiliste per inaugurimet Rama skaperdin dot shiritat e investimeve

20-09-2010 / Gazeta 55

Edi Rama spo kaperdin dot fushaten e gjalle te inaugurimeve te kryeministrit Sali Berisha ne cdo cep te vendit. Doktrina e mohimit dhe spekulimit eshte instaluar kembekryq ne ambientet e ngrehines socialiste.
Kryetari i opozites ndodhet ne prag te nje cakerdisje mendore duke ditur qe kundershtari i tij i drejtperdrejte politik kur del jashte Tirane ndeshet me shirita te panumert perurimi ndersa vete ai sben gje tjeter vecse perpiqet te mbuloje plaget e bazes socialiste te degdisur si mos me keq dhe njeherazi precirct kokat e padeshiruara.
Turet e takimeve te kryesocialistit ngjajne njesoj si nje ceremoni mortore per cdo qytet qe ai viziton. Fakti eshte real dhe i pamohueshem. Askush me shume se klika socialiste e Edi Rames e di qe realiteti shqiptar eshte krejt ndryshe nga ai qe percjell nomenklatura e rrenuar ne aparatin partiak te PS-se. Por problematika e brendshme dhe krisjet e pashmangshme ne strukturat e vecuara te saj sbejne gje tjeter vecse formalizojne mosbindjen e perfaqesuesve me ndarje te caktuar postesh partiake por qe drejtimi ne teresi i linjes paresore te opozites le per te deshiruar ne kushtet kur PS-ja ka mungese te theksuar integriteti dhe i mungon nje baze e dokumentuar objektivash politike afat gjate. Ne keto kushte Edi Rama dhe ndjekesit e tij si Gramoz Ruci apo qofte edhe Artan Gaci jane koshiente per Shqiperine perparimtare dhe me fytyren qe shembellen sukses por e gjithe katrahura qe gatitet mediatikisht lidhet me manine urrejtese nihilizmin dhe me mungesen e vullnetit per te pranuar realitetin.
Megjithate sukseset e qeverise Berisha nuk mund te erresohen nga pretendimet cmendurake te Gramoz Rucit apo Artan Gacit te cilet vec tjerrjes se nje mashtrimi mediatik verberisht sarrijne te dalin pertej ngujimit qe i ka imponuar Edi Rama ndaj edhe sic eshte shprehur kryeministri Berisha nga kullat shume kateshe te Fidelit Shqiperia duket sketerre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›