E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin trupi i Panajot Panos, sot zi kombëtare

Mbërrin në Tiranë, trupi i legjendës së futbollit Panajot Pano. Trupi i Panos, erdhi nga SHBA-ja. Ndërkohë që në aeroportin "Nënë Tereza" janë zhvilluar homazhe në nder të të madhit të futbollit. Të pranishëm ishin personalitete të larta të vendit , si ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. I pranishëm është gjithashtu edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita e sotme është ditë zie kombëtare. Homazhet në nder të tij në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen nga ora 13:00-15:00.
Me vendim të qeverisë shpenzimet për transportimin e trupit dhe ceremonitë do të paguhen nga MTKRS.
Mbreti i futbollit shqiptar u nda nga jeta në 19 janar , në moshën 71 vjeçare në SHBA, pas një infarkti.
Trupi i të madhit Panajot Pano do të prehet përjetësisht në varrezat e Sharrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›