E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pano, homazhe në aeroport në nder të legjendës

Në aeroportin "Nënë Tereza" po zhvillohen homazhe në nder të legjendës së futbollit, Panajot Pano. Trupi i tij mbërriti nga SHBA-ja . Në aeroport janë të pranishëm personalitete të larta të vendit , si ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. I pranishëm është gjithashtu edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita e sotme është ditë zie kombëtare. Homazhet në nder të tij në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen nga ora 13:00-15:00.
Me vendim të qeverisë shpenzimet për transportimin e trupit dhe ceremonitë do të paguhen nga MTKRS.
Mbreti i futbollit shqiptar u nda nga jeta në 19 janar, në moshën 71 vjeçare në SHBA, pas një infarkti.
Trupi i të madhit Panajot Pano do të prehet përjetësisht në varrezat e Sharrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›