E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbesa i vjedh paratë gjyshes, zhduket pa gjurmë

Policia e Pogradecit ka bërë shpalljen në kërkim të një 18 vjeçareje pas denoncimit të bërë nga gjyshja e saj.

Anxhela Rexhollari me banim në fshatin Gështenjas të Pogradecit është denoncuar nga gjyshja e saj 71 vjeçare, B.Rexhollari për vjedhje.

E moshuara ka thënë në polici se vajza e djalit i ka vjedhur 100 mijë lekë të vjetra, të cilat 71 veçarja i mbante në dhomën e gjumit.

Menjëherë pasi ka marrë shumën e parave 18 vjeçarja është larguar pa lënë gjurmë, ndërsa nga ana e policisë vijon puna për kapjen e saj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›