E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tahiri: Për një Prishtinë kryeqendër të rinisë

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të rinisë, Kryetari i Aleancës për Prishtinën, njëherësh kandidati i AAK-së për Prishtinën Besnik Tahiri, priti në një takim pune Musa Pretenin Kryetar i ARK-së, Tina Shabanin koordinatore e të rinjve të Prishtinës dhe nënkryetarin e ARK-së, Ekrem Ahmetin.

Sipas AAK-së ky takim për synim kishte diskutimin dhe analizën e programit të Aleancës për Prishtinën për rini dhe si rrjedhojë konstatojmë se programi i ardhshëm 4 vjeçar i Aleancës për Prishtinën duhet të fokusohet në tri shtylla kryesore: punësimi, stimulim dhe përkrahje e të rinjve kreativ dhe krijues dhe ndërtimi i infrastrukturës që i mobilizon të rinjtë në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

“Aleanca për Prishtinën beson fuqishëm se çdo investim në rini na shpie drejt zhvillimit të vendit dhe perspektivës evropiane. Kjo mund të realizohet vetëm përmes arsimimit të mirë të të rinjve, aftësimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore, në mënyrë që t’u jepet mundësi për perspektivë të mëtejme, sipas vendimeve dhe preferencave individuale që ata zgjedhin.
Besnik Tahiri dhe Aleanca për Prishtinën zotohen që të përkrahin çdo kompani apo biznes që përmes programeve të partneritetit Publiko-Privat akomodojnë apo sistemojnë të rinj si për praktikë apo punë fillestare, me fokus gjenerimin e vendeve të reja të punës, ne do të krijojë mundësitë që Prishtina të presë dhe të ofroj me të gjitha kushtet dhe infrastrukturën më tepër studentë, për Prishtinën, kryeqytet universitar”, përfundon komunikata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›