E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Siri vritet edhe një shqiptar i Maqedonisë

 Një shqiptar nga Shkupi është vrarë këtyre ditëve në luftën mes forcave qeveritare dhe opozitës në Siri.

Siç raportojnë mediat në Shkup, bëhet fjalë për Nimetulla Imerin, 38 vjeç, nga fshati Gërçec i Shkupit.

Ai ka luftuar përkrah forcave opozitare në përleshjet me ushtrinë e regjimit të Bashar al-Assadit.

Para një jave, në Siri është vrarë Sami Abdullahu nga Shkupi, ndërsa një muaj më parë Rasim Zeqiri nga Bellovishta e Gostivarit, raporton INA./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›