E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK ende pa kandidat për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka caktuar kandidatin e saj që të garojë për kryetar të Prishtinës. Sipas drejtuesve të kësaj partie, për një çështje të tillë, ka ende kohë të mjaftueshme.

I pari i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk ka dashur të komentojë nëse ai apo ndonjë bashkëpartiak i tij synon të vazhojë punën e tij.

Megjithatë, Mustafa theksoi se LDK, ende nuk e caktuar kandidatin për të garuar për të parin e Prishtinës.

“Jo do të caktojmë në afat. Do të thotë ne kemi kohë deri në fillim të shtatorit që të bëjmë certifikimin e kandidatëve. Jemi në procedura të rregullta dhe atë do të bëjmë”, ka vlerësuar Mustafa./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›