E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit e Mubarakut: Do djegim gjykatën nëse ai dënohet

Me këto thirrje një turmë e madhe mbështetësish të ish-Presidentit egjiptian protestuan sot në Kajro, pas transmetimit në televizione të pamjeve të para ku ish-kreu i shtetit shfaqej në bankën e të akuzuarve, në ditën e parë të procesit gjyqësor kundër tij.

Mubarak i mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, e po të njëjtën gjë bënë edhe dy djemtë e tij, Gamal dhe Alaa, të cilët po gjykohen së bashku me ish-Presidentin.

Ndërkaq, procesi ndaj Mubarakut dhe djemve të tij u shty për më 15 gusht,  njoftoi sot kryetari i gjykatës Ahmed Refaat, i cili urdhëroi që ish-burri i hekurt, i sëmurë, të shtrohet në një spital pranë Kajros deri në seancën e ardhshme.

Procesi i ish-ministrit të Brendshëm Habib el-Adli dhe i gjashtë zyrtarëve të lartë të policisë u shty për të enjten.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-03 16:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›