Obama feston 50-vjetorin e lindjes në Chicago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka udhëtuar për në Chicago për të festuar 50 vjetorin e lindjes.
Por Obama do të shfrytëzojë këtë udhëtim për të mbledhur fonde për fushatën presidenciale të vitit 2012.
Mediat raportojnë se në darkën e festës do të marrin pjesë disadhjetra persona që do të paguajnë nga 35.800 dollarë.
Obama shpalli disa kohë më parë se do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.