E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi i banesave në Tiranë përfundon brenda vitit

Sipas tij, për hipotekimin e apartamenteve po punon intensivisht një grup i veçantë pune për përpunimin dhe trajtimin e të gjithë dokumentacionit, me qëllim arritjen e këtij objektivi madhor.

“Realizimi i këtij procesi do t’i hapë rrugë sa më shpejt tregut të banesave në shërbim të qytetarit”, theksoi nënkryetari Panariti.
    
Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, premtoi se Bashkia e kryeqytetit do të çlirojë 700-800 milionë euro kapital të ngrirë, që vjen si pasojë e mungesës së hipotekimit të apartamenteve në këtë zonë. /Start/

                                                                                             2011-08-03 16:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›