E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeshtetja per KESH-in Kuvendi miraton marrjen e borxhit

Parlamenti miratoi dje vetem me votat e mazhorances marrjen e nje fondi 5 miliarde leke te cilat do te perdoren nga KESH per blerje energjie. Parlamenti ka miratuar aktin normativ me 71 vota pro dhe 62 kundra sipas te cilit mbeshtet financiarisht KESH-in per garantimin e importit te energjise. Me heret opozita dhe mazhoranca kane shkembyer replika ne lidhje me draftin. Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco ka mbrojtur draftin. Realisht eshte nje situate ne KESH prandaj sollem dy ligje si ai per te titujt ekzekutiv qe mos rrime ne humorin e ministrit te Financave Ekonomise apo KESH. Sollem dhe nje projektligj te rendesishem per sektorin e energjise qe ti hiqnim barren e rende KESH. Ju jeni ndjere ngushte qe nuk e keni votuar ate ligj. E vertete qe ne kemi blere energji elektrike me shtrenjte dhe i kemi shitur CEZ me lire vetem e vetem qe te kemi energji - deklaroi Naco. Ndersa Arben Ahmetaj ka kundershtuar marrjen e borxhit. Mire ben qe e lejon kryetaren te mbroje se ato qe thua e kenaqin aq shume sa nuk e mban vendi aty siper. Kjo qeveri nuk di te menaxhoje as thatesiren as permbytjet. Ministri po pret qe kompania e tij elektroenergjetike te shpetoje. Ku jane parate e KESH. Ju qe thane zoti minister qe jeni i rivolvuar duhet te thoni ku shkuan leket. Mungojne 220 milione euro. Nese ne arken e saj do ishin keto leke nuk do ishim ne kete situate. Eumlshte cmimi me i larte ai i energjise - deklaroi Ahmetaj. Ndersa Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se qeveria eshte ne anen e interesit publik interesit te qytetarit. Sistemi i ri i ERE-s krijon kushte me te mira per te mbuluar kostot merr ne konsiderate nevojen e administrimit. Konsumi i energjise ka rritje dyshifrore. Aktuali ne dite eshte 40 me i larte se 4 vite te shkuara. Perdorimi i saj kerkon reflektimin e politikave shtese - deklaroi Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›