Votimi i Avokatit te Popullit Fyle U permbush 1 nga 12 rekomandimet e KE-se

Komisioneri per Zgjerimin pershendet konsensusin ne Kuvend 127 vota pro Totozanit 2 kunder dhe 3 abstenime
Shqiperia permbush nje nga 12 rekomandimet e Komisionit Evropian ne kuader te integrimit. Kuvendi votoi dje me konsensus emrin e Igli Totozanit ne krye te Avokatit te Popullit. Vendimi i ligjvenesve te mazhorances dhe i opozites eshte pershendetur menjehere nga komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian Stefan Fyle. Ai shprehet se shprehet se plotesimi i ketij pozicioni do te ndihmoje ne forcimin e nje institucioni te pavarur i cili luan nje rol themelor ne ruajtjen e te drejtave te qytetareve shqiptare. Kuvendi miratoi me 127 vota pro 2 kunder dhe 3 abstenime propozimin e socialisteve per kete post.
Reagimi i Fyles
Komisioneri Fule pergezoi konsensusin e arritur mes mazhorances dhe opozites qe zgjodhen ne detyre me votat e tyre Avokatin e ri te Popullit. Menjehere pas votimit ne Kuvend ai deklaroi se emerimi i Avokatit te Popullit shenon permbushjen e njerit prej 12 rekomandimeve kyc te Komisionit Evropian te lena detyre shtepie per klasen politike shqiptare dy vjet me pare kur Shqiperia humbi te parin shans per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Komisioneri Stefan Fule shprehet se plotesimi i ketij pozicioni do te ndihmoje ne forcimin e nje institucioni te pavarur i cili luan nje rol themelor ne ruajtjen e te drejtave te qytetareve shqiptare. Per zotin Fyle finalizimi i emerimit te juristit Igli Totozani si Avokati i Popullit me shumice votash te mazhorances dhe opozites ne Parlament perben nje hap te rendesishem ne konsolidimin e dialogut ndermjet pozites dhe opozites. Ne fund te deklarates komisioneri Stefan Fyle pergezoi palet per rezultatin e arritur duke uruar qe Viti i Ri 2012 te shenoje rezultate edhe per prioritetet e tjera.
Votimi ne Kuvend
Me votim te fshehte 127 ligjvenes te mazhorances dhe te opozites dhane votat per kandidaturen e Igli Totozanit ne krye te Avokatit te Popullit. Ndersa nuk munguan dhe 2 vota kunder dhe 3 abstenim. Keshtu mazhoranca faktoi konsensusin e dhene ne kuader te integrimit duke mbajtur premtimin e saj per te votuar cdo kandidature te propozuar nga PS per Avokatin e Popullit. Konfirmimi i mazhorances u dha qe dy dite me pare ne Komisionin e Ligjeve ku dhe pse theksuan fort se Totozani ishte nje kandidature politike pohuan se ne respekt te marreveshjes do te jepnin voten pro. Sigurisht qe duhet te jemi te sinqerte me veten mbase ku eksperiment per mendimin tim i rrezikshem por tashme eshte ezauruar ndermjet nesh qe te emerojme pozicion kushtetues dhe pa ngjyrosje politike edhe kandidatura qe vijne qartesisht nga burime partiake mund te rezultoje edhe i suksesshem. Te pakten per kete arsye apo qofte edhe per CV e kandidatit mund tia japin kete benefit qe te kete kete sfide. Por ajo qe rezulton e qarte per te gjithe ne do te duhet tia bejme te qarte edhe shqiptare eshte qe ne sot po zgjedhim nje avokat te popullit te PS - tha deklaroi Enkelejd Alibeaj ne Komisionin e Ligjeve. Por socialisti Fatmir Xhafaj e kundershtoi kete argument. Ajo qe me befasoi eshte qe kolegu Alibeaj eshte dakord me kandidaturen me cv e kandidatit me procesin qe ka realizuar por nuk eshte dakord me konsensusin. Kjo eshte e drejte e kolegut Alibeaj per zgjedhjen qe eshte bere. Por ajo qe me duhet te them eshte qe procesi per te qene e drejte e nje pale per tu propozuar nuk eshte propozim i PS por i Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit - tha ai. Xhafaj shtoi se ajo cka ka sjelle PS nepermjet nje procesi transparent eshte nje kandidature ne parametrat e Kushtetutes te ligjit dhe interesit te publikut.
Volfart votimi per avokatin hap madhor per te drejtat e qytetareve
Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Volfart mirepriti zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit nga Kuvendi i Shqiperise. Volfart e konsideroi kete nje hap te rendesishem ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Ky eshte nje hap madhor perpara ne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve shqiptare te cilet do te keni tashme mbeshtetje me te forte ne perballjen me veprimet e parregullta te administrates zgjedhore - tha Volfart i cili ka bere thirrje per plotesimin e vendit bosh te Avokatit te Popullit qe prej fillimit te punes se tij ne Shqiperi ne vitin 2010. Eumlshte per tu pergezuar qe shumica qeverisese dhe opozita arriten nje kompromis per kete emerim te rendesishem - shtoi ai. Ambasadori ka shtuar se votim konsensual i djeshem tregon se si dialogu mes dy blloqeve kryesore politike mund te jape rezultate ne dobi te popullit te Shqiperise. Volfart theksoi se Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme per te vijuar mbeshtetjen per Zyren e Avokatit te Popullit.