E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH/Bode opozites Shqiperia e ka nje Sali Berishe

Ministri i Financave Opozita po kerkon qe te kopjoje kryeministrin Berisha gjate kohes qe PD-ja ishte ne opozite por ky eshte kopjimi me i shemtuar Opozita Qeveria nuk mbajti premtimin per uljen e TVSH-se

Kuvendi i Shqiperise zhvilloi diten e djeshme seancen e fundit plenare per sa i perket ketij viti. Ne diskutimin per projektligjin Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar pati replika te ashpra ndermjet ministrit te Financave Ridvan Bode dhe deputeteve te Partise Socialiste. Deputeti i PS-se Erion Brace sulmoi qeverine duke theksuar se gjate ketyre viteve cmimet e ushqimeve te ujit te pijshem dhe energjise jane rritur shume dhe se keto jane bere te pa perballueshme nga konsumatori shqiptar. Sipas tij ulja e taksave eshte bere vetem per kompanite e medha dhe jo per qytetarin e thjeshte. Keto po mungojne per shumicen e shqiptareve ku mungon cilesia e jetes pasi ndonese ne programin e qeverise se Berishes u propozua se Tatimi mbi Vleren e Shtuar do te ulet dhe se shkalla tatimore do te jete progresive ju marksiste ishit kur e propozuat kete. Ishit po te njejtet por atehere i genjyet shqiptaret dhe po i genjeni edhe sot. Ne dallim nga shqiptaret ju jeni me te pasur e ata me te varfer ju u shfaqet si partia e taksave te uleta por ju keni ulur tatimin mbi fitimin dhe ju keni bere nder atyre kompanive qe jane perqark jush - u shpreh Brace. Sipas tij qeveria ka rritur te gjitha taksat indirekte duke perfshire edhe akcizen dhe barra nuk anon nga biznesi por mbi kurrizin e qytetareve. Por per ministrin e Financave deklaratat e opozites jo vetem qe nuk qendrojne por perkundrazi jane nje imitim i shemtuar qe po i behet kerkeses qe bente dikur PD-ja kur ishte ne opozite. Sipas tij Rama po kerkon qe te imitoje Berishen por kjo eshte e pamundur pasi Shqiperia dhe shqiptaret e kane nje Sali Berishe.

A kemi thene ne 2004-n qe do te ulim TVSH-ne dhe ju e keni kundershtuar atehere ndersa tani po e thoni ju ate. Mania per te kopjuar Sali Berishen nuk mund te sjelle ne pushtet Edi Ramen sepse shqiptaret e kane nje Sali Berishe nuk mund te kene nje te dyte. Sali Berisha dhe kjo qeveri nuk kane mohuar kurre se ka pasur ne programin e saj ato pretendime qe ju ngrini ne kemi deklaruar ne menyre publike. Mania per te kopjuar Sali Berishen nuk e sjell dot me ne pushtet Edi Ramen sepse shqiptaret e kane nje Sali Berishe qe e kane votuar ne menyre permanente - theksoi ministri i Financave. Ndersa theksoi se eshte e vertete qe qeveria pati ne program uljen e TVSH-se por hoqi dore nga kjo dhe patem ulje te takses se sheshte sepse kjo u konsiderua si rruga me e mire per te rritur rrugen e mireqenies dhe per te luftuar varferine. Ne mbyllje te fjales se tij ministri Bode tha se sindroma per te kopjuar PD-ne ne opozite eshte jashte mode. Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilesuar si dogme nismen e Partise Socialiste per heqjen e TVSH-se per produktet baze ushqimore. Kjo qe grupi juaj po ofron sot eshte nje false demagogjike. Dua tju kujtoj se sado te manipuloni me shifrat nuk mund te fshihni te verteten. Ne cdo pikepamje eshte i percaktuar edhe qellimi demagogjik qe po thoni ketu sot. Nisma qe ju thoni eshte nje dogme pa asnje vlere praktike per qytetaret por ne dem te ekonomise - iu drejtua kreu i Financave akuzave te bera nga deputetet e opozites. Ndersa ishte duke replikuar me deputetin e Partise Socialiste Brace ministri Bode ka theksuar se opozita po kerkon te manipuloje shqiptaret me shifrat duke i fshehur atyre te verteten. Sipas tij askush nuk mund te veje ne dyshim reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare gjate ketyre viteve pasi ato kane qene me te mirat dhe kete fakt e konfirmoi kriza boterore nga e cila Shqiperia nuk u prek dhe kjo fale punes se bere nga qeveria shqiptare. Ne fund te diskutimit ai ftoi gjithe deputetet e opozites qe te marrin pjese ne diskutime si dhe te behen pjese e reformave pasi kjo nuk eshte ne te mire te nje partie apo te nje tjetre por kjo eshte ne te mire te Shqiperise dhe qytetareve shqiptare. Nga ana tjeter deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli ka replikuar ne menyre te ashper me ministrin e Financave Bode. Sipas Kodhelit qeveria nuk ka mbajtur premtimin e bere per sa i takon uljes se TVSH-se. Tatimi mbi Vleren e Shtuar do te ulet nga 20 per qind qe eshte sot ne 17 per qind. Do te adoptohet nje shkalle e dyte tatimore prej 6 per qind vetem per furnizimet me energji elektrike si dhe do te zgjerohet shporta e TVSH-se 0 per qind per furnizimet e sherbimeve te edukimit barnat dhe sherbimet mjekesore furnizimet per mediat dhe furnizimi i gazit te lengshem - u shpreh Kodheli. Ndersa theksoi se qeveria ka rritur barren fiskale qytetareve me 1.3 milion dollare me shume per cdo dite. Gjithashtu ajo tha se vendosja e takses se sheshte nuk solli uljen e taksave por vetem zhvendosjen e barres fiskale nga kompanite tek te punesuarit. Pervec pakesimit te te ardhurave nominale ne xhepin e te punesuarve si pasoje e rritjes se taksave periudha 2005 - 2011 eshte karakterizuar nga nje rritje marramendese e cmimeve te produkteve jetike produkteve te mbijeteses - perfundoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›