Mbikeqyrja elektronike per te burgosurit Kuvendi miraton ligjin
Te burgosurit tashme do te kontrollohen nepermjet nje byzylyku te posacem te vendosur ne trupin e tyre. Kjo fale votave pro te dhena ne Kuvend per projektligjin Per mbikeqyrjen elektronike. Ministri i Drejtesise Eduard Halimi i cili mbrojti draftin theksoi se projekti synon te garantoje zbatimin korrekt te vendimeve te gjyqesorit ndersa e vleresoi si nje ligj shume te rendesishem ne kuader te reformes ne drejtesi. Sipas tij subjektet qe do te kerkojne kete lloj mbikeqyrje do te jene prokuroret pala e demtuar viktimat e dhunes ndaj agresoreve te tyre etj. Halimi nenvizoi se efekti financiar i pritshem ne vitin 2013 vetem per 300 te denuar tek te cilet do aplikohet fillimisht kjo lloj mase ka nje kursim prej 84 milion lekesh. Futja e kesaj teknologjie do te zvogeloje koston qe shteti duhet te paguaje per mbikeqyrjen e nje te denuari nga 500 euro ne muaj ne 10 euro ne muaj. Me vendosjen e nje sistemi mbikeqyres elektronik mundesia e nje personi ne arrest shtepie per tu arratisur apo larguar eshte zero. Edhe personat qe jane ne arrest shtepie dhe tentojne te largohen e te kryejne vepra te tjera penale nuk do te munden pasi do te neutralizohen menjehere nga policia dhe masat ndeshkuese do te jene me te ashpra. Ketu do te perfitojne personat qe do te kene urdhra mbrojtjeje vete familjaret e te burgosurve te cileve do tu shkurtohen shpenzimet e vajtjes-ardhjes per te pare te afermit e tyre apo edhe procedurat e gjata dhe burokratike shpeshhere te perfolura ne media. Po dje u votuan dhe disa ndryshime ne ligjin Per numrin e identitetit te shtetasve Per gjendjen civile Per emetimin dhe shperndarjen e bonove te privatizimit leke te privatizimit dhe aktin normativ Per nje ndryshim ne ligjin e buxhetit 2011.