E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetje ceke per integrimin

Kryeministri Sali Berisha, pas takimit qe zhvilloi dje me Kryeministrin e Cekise, Mirek Topolanek, deklaroi se Cekia do t'i jepte ndihme te plote Shqiperise per te arritur te jete anetare me te drejta te plota ne NATO. Po keshtu, kreu i qeverise e falenderoi Kryeministrin cek edhe per mbeshtetjen qe ky vend i dha Shqiperise ne marrjen e fteses se anetaresimit per ne NATO. Kryeministri cek, Topolanek, deklaroi se brenda kesaj vere Cekia do te arrinte te ratifikonte MSA-ne mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Pas bisedimeve zyrtare mes delegacionit shqiptar dhe atij cek, te kryesuar nga Kryeministrat Berisha dhe Topolanek, u nenshkrua, ne seline e Keshillit te Ministrave, Marreveshja e Bashkepunimit ndermjet Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Industrise dhe Tregtise se Republikes se Ceke. Nga ana tjeter, Kryeministri cek deklaroi se vendi i tij do diskutohej edhe per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe ai shpresonte se do te kishte nje zgjidhje te mire ne lidhje me kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›