E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nuk terhiqet nga vendimi. Presidenti te zgjidhet me shumice te thjeshte

Partia Socialiste eshte pozicionuar tashme ne zgjedhjen e kreut te shtetit nga Kuvendi. E kjo zgjedhje, sipas qendrimit te selise roze, do t'i nenshtrohet 5 raundeve, ku ne fund presidenti te zgjidhet me 70+1 te votave te anetareve te Kuvendit. Por, nderkohe, e gjitha vemendja e kupoles roze me shume sesa te paketa e propozuar nga Partia Demokratike per ndryshimet kushtetuese, mbi te cilat socialistet kane dhene variantet e tyre, eshte e perqendruar te reforma zgjedhore. Madje, burime prane selise roze, konfirmojne se per PS-ne eshte e rendesishme qe te mos ndryshoje asgje nga propozimet e saj mbi kete ceshtje. Ndersa sa u takon ndryshimeve kushtetuese, e posacerisht per zgjedhjen e Presidentit, socialistet duken se kane preferuar te bejne nje terheqje te moderuar, deri ne zgjedhjen e konfliktit te brendshem ne PD. Kjo pasi, sikurse dihet per kete ceshtje kampi blu eshte i ndare ne dy grupime, duke mos u perputhur ne qendrimet per zgjedhjen e presidentit. Nga ana e tij, Kryeministri, njekohesisht kryetari i PD-se, Sali Berisha, ende nuk ka dhene nje qendrim zyrtar, duke qene i hapur per diskutime, me qellim qe te gjendet konsensusi mes ketyre dy grupimeve per zgjedhjen e kreut te shtetit. Ardhur ne kete pike, selia roze ka zgjedhur qe te qendroje larg bisedimeve me kundershtaren e saj, deri ne nje rakordim perfundimtar brenda gjirit te djathte. Madje, socialistet do te kembengulin qe te henen e ardhshme te kaloje me doemos per miratim kjo pakete, ku sigurisht perfshihen dhe propozimet per reformen zgjedhore, pjese ne te cilen socialistet tregojne shume kujdes per te mos u cenuar asnje pike e draftit te tyre.

Socialistet propozuan ndryshimet ne sistemin politik dhe ate zgjedhor

Selia roze pati propozuar qe heret disa ndryshime ne Kushtetute, lidhur me reformen zgjedhore. E konkretisht, ajo kerkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nderkohe qe pas ketyre propozimeve, socialistet nuk vonuan qe te jepnin alternativat e tyre dhe ndaj kerkesave te PD per ndryshimet kushtetuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›