E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Politika e sotme si ne vitin 97

"Shkeputje nga politika e vjeter do te thote te mos perseritesh gabimet e se kaluares, pra te mos luash me Kushtetuten, me themelet e shtetit, te mos luash me parimet e demokracise, dhe nje nga parimet jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme". Kjo eshte pergjigjja qe kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, jep ne distance lidhur me zhvillimet me te fundit, sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Por, nderkohe me ane te ketij qendrimi, Gjinushi qendron larg bashkepunimit dhe me aleatin e tij, PS-ne. Keshtu, duke marre pjese ne Kongresin e Katert te Rinise Socialdemokrate, Gjinushi ne fjalen e tij vleresoi nevojen e nje strukture te forte te rinise. Por ndalur ne situaten aktuale, ne te cilen eshte perfshire klasa politike, kreu socialdemokrat vuri ne dukje se "ne analizen e gjendjes aktuale, eshte dhe baza e krizes se viteve 1996 apo 1997 e sigurisht qe protagonistet jane ende ne kete piace. Sot po perjetojme te njejtin debat ku ndryshohet Kushtetuta brenda 24-oresh, ku luhet me te, sa as rregullorja e shkolles se larte nuk ka qene objekt i ndryshimeve te befasishme, e kjo tregon qe ne ende nuk jemi shkeputur nga kjo politike e vjeter dhe eshte kjo qe per 3 vjet nuk e coi vendin para". Sipas tij, PSD eshte per nje rikthim te se majtes ne pushtet, per nje korrigjim sa me te shpejte te kesaj politike, dhe se bashku me socialistet duhet punuar per fitoren e 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›