E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: S'jemi kunder Berishes, po duam President nga populli

Deputeti i PD-se, Edi Paloka, shpjegoi dje edhe menyren se si do te veprohej ne grupin parlamentar te PD-se ne lidhje me qendrimet e kunderta per menyren e zgjedhjes se presidentit. Duke qene nje nga firmetaret e grupit per zgjedhjen e Presidentit nga populli, Edi Paloka theksoi se ky variant do te votohej nese do te arrihej konsensusi me opoziten, ne rast te kundert, ai dhe deputete te tjere firmetare nuk do te detyroheshin per zgjedhjen e Presidentit me shumice te thjeshte votash.

"Ne rast se arrihet konsensusi prej 94 votash, kuorumi i nevojshem ne Kuvend per te miratuar zgjedhjen e Presidentit nga populli, ne do ta pranojme, ndryshe do te votohet varianti tjeter, ai me votim te thjeshte ne Kuvend", deklaroi anetari i Kryesise se PD-se, Edi Paloka. Sipas tij, keto propozime hidhen ne menyre qe vendi te mos rrezikoj me te kete kriza parlamentare per shkak te nenit 87 te Kushtetutes, i cili sanksionon zgjedhjen e Presidentit me 3/5 e votave te deputeteve. Duke u nisur nga kjo, Paloka theksoi se nuk flitet per ndarje ne grupin e PD-se apo per qendrime te kunderta mes tyre.

"Ne grupin e maxhorances kishte dy ide, njera per zgjedhjen e Presidentit me 71 vota dhe tjetra, nje ide e vjeter e PD-se, per zgjedhjen e Presidentit ne menyre te drejtperdrejte, nga populli. Une kam firmosur per variantin e dyte, ate te zgjedhjes se Presidentit nga populli. Por, ne nuk jemi ne asnje pikepamje kunder Berishes apo dikujt tjeter", sqaroi deputeti i PD-se me ane te konferences se djeshme per shtyp. Sipas projektit fillestar te PD-se, votimi ne Kuvend per Presidentin kerkohet te behet me pese raunde. Ne tre raundet e para votimi te jete me 3/5, ose me 84 vota. Ne rast se nuk arrihet kjo shumice, atehere amendimi i PD-se kerkon qe ne dy raundet e fundit parlamenti mund ta zgjedhe Presidentin me shumice te thjeshte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›