E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Në Vjenë prezantuam të arriturat

Kryeministri Hashim Thaçi, pas kthimit nga Vjena, deklaroi se para Grupit Ndërkombëtar Drejtues, ka prezantuar të arriturat e Kosovës, forcimin dhe konsolidimin e shtetit si dhe suksesin e madh që është arritur në organizimin e zgjedhjeve të para, të lira në Kosovën e pavarur.

“Kam prezantuar të arriturat e shtetit të Kosovës, të arriturat demokratike dhe forcimin e konsolidimit të shtetit tonë, për suksesin e madh që është arritur në organizimin e zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur. Zgjedhje këto të vlerësuara nga vendorët dhe nga gjithë ndërkombëtarët, si zgjedhje të lira, fer, demokratike me standard shumë të lartë perëndimor, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe, po në të njëjtën kohë edhe me një pjesëmarrje si kurrë ndonjëherë më parë që ka ndodhur edhe të komunitetit serb. Pra, ky ishte edhe zotimi ynë për ndërtimin e vendit demokratik, por në të njëjtën kohë edhe të shoqërisë dhe institucioneve shumë etnike”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.

Më tutje, Thaçi theksoi se e ka informuar GND-në për vazhdimin e zbatimit të reformave demokratike në vend, zbatim ky i cili sipas Thaçit, do të shtyjë institucionet e vendit, si dhe komunitetin ndërkombëtar në një vlerësim shumë më pozitiv në raportin e ardhshëm të progresit.

“Kishim edhe një mbështetje unike dhe të vendosur për hapat e përbashkët, angazhimit të përbashkët të Qeverisë së Kosovës, institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për qasjen tonë integruese në veri. Pra për sundimin e plotë të ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, për formimin e komunës së re, e në të njëjtën kohë edhe për organizimin e zgjedhjeve të lira edhe në tri komuna tjera dhe planin socio-ekonomik”.

Sipas kryeministrit, Kosova gjatë vitit të kaluar kishte një rritje ekonomike prej 4 për qind, ndërsa u zotua se edhe sivjet do të vazhdojë një trend i tillë i rritjes ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›