E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbështetje për turizmin, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, fonde për çeljen e bujtinave

Duke e parë turizmin si sektorin më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë, shumë banorë kanë zgjedhur që ndërtesat e tyre t’i përshtasin në bujtina.

Prej 3 vitesh, Flamur Shuaipaj,  shtepine e tij, në fshatin “Asim Zenel“ e ka kthyer ne bujtinë duke pritur turistë nga e gjithë bota. Ai shprehet se falë mbështetjes së Agjensisë për zhvillim bujqësor rural dhe fondeve të Bashkimit Evropian po ashtu kursimeve familjare është arritur që të bëhej rikonstruksion i ndërtesës së vjetër duke e kthyer në shtepi pritëse. 

Parku i  Antigonesë, fare pranë fshatit ku jeton, është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, gjë që ka shtuar edhe kërkesen për çeljen e bujtinave te reja. Duke parë kërkesat e larta të turisteve për akomodim Shuaipaj ka bërë aplikimin për Ipad 3 për të zgjeruar bujtinën e tij. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›