Prerja e pyjeve në Prrenjas, Drejtori i shërbimit pyjor: Më shumë kontrolle në terren

Në territorin e bashkisë së Prrenjasit, shtrihen rreth 18 mije ha pyje e kullota. Gjatë vitit të kaluar edhe këtë vit, nga patrullat e policisë janë ndaluar një numër i madh i personave që presin pyjet për dru zjarri si dhe është sekuestruar lënda materiale.
Drejtori i shërbimit pyjor në bashkinë e Prrenjasit, Leonard Loshi, thotë se prerje të pyjeve ka në fshatrat, Stravaj, Sopot, Turie dhe në disa zona të tjera.
Prerjet e pyjeve kanë vazhduar edhe këtë vit me një intensitet të lartë. Ndërkohë që janë ndaluar në 3 raste subjekte private dhe persona të vecante me dru zjarri të prera në pyll. Thirrja që bën, Loshi është që të rriten kontrollet prej autoriteteve dhe të ketë një sensibilizim nga ana e agjencisë së zonave të mbrojtura për komunitetin.
Deri tani nga personat e ndaluar nga policia janë për ndjekje penale 5 subjekte private dhe 3 individë.
/rtsh/