Një diskutim ndryshe për programin e qeverisë
Më është dashur ta lexoj me ëndje e ta qëmtoj me vëmendje programin e qeverisë së “Aleancës Për Shqipërinë Europiane”, për të gjetur në të atë që dëshiron dhe që duhet të gjejë në fakt çdo qytetar i këtij vendi, pavarësisht prej përmbajtjes së votës që ka dhënë më 23 qershor, pavarësisht prej vendit ku banon, dialektit me të cilin komunikon apo nëse beson apo jo në Zot, e gjithaq edhe cilido shqiptar që nuk ka votuar fare më 23 qershor: horizontin ku duam të mbërrijmë të gjithë së bashku.
Programi qeverisës është gjithë çfarë merr përsipër të realizojë mazhoranca e re në përmbushje të pritshmërisë jo vetëm të atyre që e kanë votuar këtë maxhorancë, por me po aq vëmendje dhe përkushtim edhe për ata që e kanë votuar kundër, e gjithaq edhe për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë e gjenden, që kanë sytë, zemrën dhe shpirtin te Shqipëria jonë e përbashkët.
Sfida është aty. Është për të gjithë ne si përfaqësues të zgjedhur, por është po aq edhe për të gjithë shoqërinë. Pra nuk është sfidë vetëm e qeverisë. Por, qeveria duhet të na udhëheqë dhe të punojë që gjithsecili qytetar i këtij vendi të jetë kontributor.
Ndaj e gjej të udhës të veçoj se Programi përligj përgjegjësitë, angazhimet, pritshmëritë.
Pa u referuar konkretisht në morinë e prioriteteve dhe çështjeve që ofron dhe guxon të marrë përsipër të zgjidhë Programi i qeverisë, nuk mund të mos sjell në vëmendjen tuaj dhe të publikut që na ndjek cilësinë gjuhësore, letrare dhe shprehëse të programit të qeverisë së re, paraqitur në emër të saj nga kryeministri i dekretuar zoti Edi Rama. Rrallë herë i janë paraqitur kësaj audience ligjvënëse platforma të tilla, me elegancë dhe kurim të vëmendshëm të fjalës. Rrallë herë kemi pasur shansin të dëgjojmë një fjalë të tillë puritane në pikëpamjen e formës e të etikës. Programi shpreh në këtë mënyrë identitetin e kryeministrit vetë, si njeri i letrave dhe i fjalës, i cili do të na duhet të dëshmojë nga sot, nesër e çdo ditë e më shumë ditë, pas dite, se të së njëjtës cilësi do të ketë edhe veprat.
Programi i qeverisë së re, me përbashkësinë dhe ngjyresat e saj brenda vetes dhe miksimi serioz me kontributet programore dhe qeverisëse të LSI-së, ashtu si dhe fushata e zgjedhjeve të 23 qershorit, cilësohet sa prej sloganit të rilindjes shqiptare, një slogan që shtypi perëndimor, sidomos ai francez, e pati profetizuar e uruar qysh në fundin e viteve 1990; një rilindje llazariane, sipas konceptit të këtij shtypi; një rilindje si ajo e shekullit të lindjes së kombit shqiptar, sipas konceptit të përparuar të bashkëkombësve tanë, dhe tipizohet përmes sloganit “Të ecim më shpejt”, si shenjë e guximit për të mbërritur në cakun e horizonteve europiane që ëndërrojmë dhe aspirojmë prej kohësh.
Unë jam i parimit se kush nuk do të gabojë në interesat kombëtare, le të mendojë si rilindësit. Ndaj i kujtoj sot me nderim profesorët e mi në Shkodër, që na e mësonin aksiomën “Vetëm rilindësit nuk kanë gabuar” në një kohë të vështirë. E, sigurisht që të mendosh si rilindësit, për më tepër të premtosh e të veprosh si ata, është një fjalë e madhe shumë, është ndoshta projekti më ambicioz që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët, është ëndrra për një Shqipëri tjetër, për një Shqipëri siç nuk ka qenë asnjëherë. Dhe me të vërtetë, programi i qeverisë së re është jashtëzakonisht pretencioz, ashtu siç ka qenë dhe programi elektoral; është një program që projektohet në katër vjet e më tej tyre.
Në lidhje me këtë, nëse duam të jemi vërtet rilindësit e shekullit të 21-të, premtuesit e një Shqipërie të ardhshme, më të denjë se ajo e ditëve tona; një Shqipëri që do të përmbyllë rotacionin e dytë, duke premtuar Rilindjen; neve na takon të gjykojmë duke e parë programin qeverisës në kuadrin e së shkuarës, së sotmes dhe së ardhmes.
Për shembull, qeveritë ndryshojnë, qoftë në pikëpamje të shumicave që krijohen, qoftë në pikëpamje ideologjike siç ka ndodhur shpesh tek ne, qoftë në pikëpamje të grupimeve. Por bashkë me qeveritë nuk ndryshojnë dhe strategjitë. Klasat ndoruese kanë më se mjaftueshmërisht gjëra për të ndryshuar me projektet e tyre, prej preferencave deri tek referencat.
Por, aleatët strategjike, orientimet strategjike, përparësitë strategjike, qëndrojnë mbi investiturat e tyre. Sa u takon raporteve me strategjitë, çdo qeveri e re që mandatohet e ka në përgjegjësinë e vet që të jetë konservatore. Aleatet strategjikë, për shembull, nuk ndryshojnë për pragmatizëm, sepse raportet dhe marrëdhëniet strategjike përcaktohen nga interesat strategjike, por kushtëzohen edhe prej kujtimeve historike, nga simpatitë dhe empatitë midis popujve, nga gjurmët e së shkuarës, nga emocionet e historisë, nga përfytyrimi për tjetrin si stereotip dhe shumë rrethana të tjera. Miqësitë strategjike para së gjithash janë të lidhura me mirënjohjen historike. Prandaj shqiptarët i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ishte presidenti amerikan ai që denoncoi i pari privimin e popujve prej së drejtës së vetëvendosjes; i duan NATO-n dhe Europën, sepse kanë ndryshuar fatin historik të të gjithë shqiptarëve, pozitën gjeopolitike të tyre në rajon e në kontinent, perspektivën e tyre.
Programi i qeverisë së re ofron kontinuitetin e nevojshëm për gjithçka përbën fondamentin e investimit shtetëror, pavarësisht se të cilit krah apo të cilës ngjyrë kanë qenë qeveritë pararendëse, duke konsideruar me vizion e në dimension tjetër Shqipërinë anëtare të NATO-s, Shqipërinë që pret të mbërrijë në Bashkimin Europian, Shqipërinë që guxon të artikulojë një rol edhe më ndikues si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe integrimi në rajon.
Por si mund të dallohet një qeveri nga një tjetër atëherë? Për mendimin tim, dallimi shprehet në ato që quhen kontribute shtesë. Në këtë kuptim, mundësia e vetëdallimit të një qeverie shprehet tek politika e punësimit, pagave, mbrojtjes së minimumit jetik (që, meqë ra fjala, qeveria do të duhet ta deklarojë), mbrojtjes të së drejtës së jetës, sigurisë në familje e në bashkësi.
Shpesh, kur flitet për minimum jetik, kjo perceptohet për fat të keq edhe prej mediumeve politike si një prag ekzistencial jetese. Unë personalisht e kuptoj këtë të lidhur me cilësinë e jetës në përgjithësi, që do të thotë jo vetëm me bukën e përditshme, por dhe ushqimin shpirtëror: çfarë i ofrohet me politika kulturore qytetarit: në media, në shtyp, në skenë, në ekran, në librin e printuar, në mjedisin etno-kulturor. Në fund të fundit, fytyra e një qeverisje përdallohet esencialisht prej qëndrimit që mban ndaj kulturës.
Sepse kultura është paqe, është stabilitet, është siguri, është rend, është integrim, dhe në krye të të gjithave është identitet.
Qeveria duhet të guxojë, edhe sepse ka në krye një njeri që vjen prej botës së kulturës, të formësojë një konstante të qartë të politikave të subvencionimit të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të kulturës kombëtare. Nuk ka pse të na trembë dhe as të na duket e huaj fjala “subvencion”. Sepse kulturën e vet e mbrojnë me politika subvencionuese edhe ato që zhvillohen prej gjuhësh të mëdha, si anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja, italishtja, gjermanishtja, rusishtja etj.
“Misioni ynë, është të ecim më shpejt, për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”, - u shprehët ju, zoti kryeministër, në fjalën tuaj të parë si kryeministër përpara këtij Kuvendi. Dhe më tej, përmes një enumeracioni përshkallëzues, renditët një mori fenomenesh dhe dukurish negative të cilat shqiptarët dhe Shqipëria nuk i meritojnë.
Shqiptarët nuk meritojnë shkeljet e vazhdueshme të lirive dhe të të drejtave të tyre; shqiptarët nuk meritojnë korrupsionin dhe kriminalitetin; nuk meritojnë papunësinë, varfërinë, analfabetizmin; nuk meritojnë shkatërrimin e gjithanshëm të natyrës etj.
Shqiptarët e dinë se çfarë nuk meritojnë, ndaj me zgjedhjen që bënë më 23 qershor e ndanë veten e tyre nga ajo që nuk meritojnë. Shqiptarët votuan mazhorancën nga e cila doli qeveria që drejtoni ju, zoti kryeministër, dhe presin nga ju, presin nga të gjithë ne të fillojmë të punojmë, që ata të gjithë të prekin e të ndjejnë të tyren atë që meritojnë.
Jam i prirur të besoj se një program i formuluar me fjalë të zgjedhur dhe përgjegjshmëri qytetare, do të ketë në përmbajtje e në realizim edhe një frymë zotuese cilësore.
Unë besoj!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)