Ambasada e SHBA-se raport per rrethanat e 21 janarit

Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu i ka dorezuar drejtorit te Polices se Shteti Hysni Burgaj nje raport per ngjarjen e 21 janarit ne te cilin thuhet se policia zbatoi nje plan te detajuar nderkohe qe u shpreh se gjate demonstrates forcat e policise ishin te pambrojtur. Arvizu kerkoi edhe nje hetim te plote per ngjarjen ku sipas tij sduhet nderhyre nga jashte.
Raporti eshte hartuar nga zyra e sigurise ne ambasaden e SHBA-se ne Shqiperi. Arvizu ka kerkuar qe te behet e mundur zbardhja e plote e kesaj ngjarje ne menyre qe te ndeshkohen shkelesit.
Drejtori i Policise se Shteti Hysni Burgaj theksoi se bashkepunimi me zyren e sigurise prane ambasades se SHBA ne Tirane ka qene i frytshem dhe se ai do te intensifikohet ne te ardhmen. Bashkepunimi dhe ndihma juaj do te na sherbeje ne punen tone per ndertimin e shteti ligjor- u shpreh drejtori i polices se shtetit. Burgaj pas marrjes se ketij raporti u shpreh se do ta shikojme dhe do ta analizojme dhe shume pergjegjesi.
Ambasadori i SHBA ne Tirane Arvizu gjate fjales se tij ne kete ceremoni
U falenderoj qe preket te gjitha keto fusha bashkepunimi qe kemi pasur ne te kaluaren. Doja te shpjegoja se qellimi i vizites se sotme eshte per nje raport. shte raport qe shqyrton rrethanat per demonstraten e 21 janarit.
Merret ne menyre specifike me zhvillimin e demonstrates dhe sjelljen e policise gjate demonstrates. Gjate shqyrtimit te ketij raport duket se polica ka nje plan te detajuar. Ata e zbatuan ne menyren me te mire ate. Gjate dhunes ekstreme te 21 janarit drejtori i policise Burgaj inicoi masa te jashtezakonshme ne menyre qe policia te administronte situaten. Forcat e policise gjate demonstrates ishin te pambrojtur dhe disiplina e treguar ishte inkurajuese.
Ata qendruan perballe kesaj dhune dhe nuk u larguan apo u hakmoren. Policia e shtetit vazhdon te mesoje per te organizuar sa me mire qe te jete e mundur keto demonstrata ne menyre qe te ruhet rendi dhe te drejtat e njeriut. Duhet te jete e garantuar e drejta e reagimit. Nga ana tjeter protestuesit kane detyrimin qe te veprojne ne menyre te pergjegjshme. Ata qe organizuan dhe moren pjese ne aktet e dhunes duhet te ballafaqohen me drejtesine.
Do te doja te permend hetimin qe eshte duke u kryer nga prokuroria e Pergjithshme. Shume here e kemi theksuar se hetimi duhet te jete i plote i gjithanshem dhe i paanshem. Hetimi duhet te perfshije te gjitha fazat e 21 janarit organizatoret protestuesit dhe ata qe jane pergjegjes per faktin qe u qellua dhe qe ne fund rezultoi tragjike. shte shume e rendesishme per kete investigim te vazhdoje dhe te cohet para pa nderhyrje te jashtme ne menyre qe tu pergjigjet pyetjeve qe kane shqiptaret per 21 janarin.