Mbeten pa paga punonjësit e Kryeministrisë
Rast unikal e cilësojnë punonjësit e kryeministrisë. Pas katër vitesh të rregullta , në datat fikse, administrata e Kryeministrisë nuk ka marrë akoma rrogat.
Zakonisht pagat u janë hedhur në datat 27-28 të muajit që u takonte, por për korrikun, kur dje ishte data 2 gusht, në bankomat nuk kishte asnjë shënjë lekësh të reja. Teksa kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, iu është dhënë përgjigjia se ka problem teknik të Thesarit.
Administrata e kryeministrisë numëron rreth 128 punonjës , me një fond mujor pagash prej afro 100 mijë dollar. Në rang vendi janë rreth 90 mijë punonjës buxhetorë, kurse fondi mesatar mujor i pagave është rreth 60 milionë dollar.
Siç shkruhet në gazetën Shqip gjendja me arkën e shtetit nuk është e mirë, për të mos thënë më keq se dhjetë vitet e fundit të matura nga Ministria e Financave.
Nga tatimet dhe doganat janë arkëtuar rreth 100 milionë dollar më pak se viti 2012, një rekord ky negative. /A.XH