Mbetet e paparashikueshme gara e republikanëve në SHBA

Suksesi i Santorumit i kushtoi konkurrentit tjetër, ish-Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich. Ai doli në vend të dytë në Misisipi dhe Alabama dhe ka mundësi të gjendet përballë trysnisë së republikanëve për t’u tërhequr nga gara.
Gingrich u tha përkrahësve se është i vendosur të vazhdojë garën deri në kuvendin e partisë në Tampa të Floridës për zgjedhjen e kandidatit, që zhvillohet në gusht të këtij viti
“Po flas për vajtjen në kuvendin e Tampës, pasi zgjedhjet e fundit provuan dështimin e përpjekjeve të medies për të bindur vendin se Mitt Romney është zgjedhja e padiskutueshme”, theksoi Gingrich.
Zgjedhjet e fundit partiake sollën një rezultat zhgënjyes për Mitt Romneyn, megjithëse ai fitoi në Havai dhe në territoret Samoa dhe ende mbetet kandidati më i fortë me një numër të përgjithshëm votash 2 herë më të lartë se Santorum.
Romney po zhvillon fushatë në Mizuri, ku zhvillohen zgjedhjet këtë fundjavë dhe u përqendrua në kritikat kundër presidentit Barack Obama.