E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet identiteti i ushtarit amerikan, Robert Bales autori i masakrës afgane

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur për BBC-në emrin e të dyshuarit për vrasjen e civilëve afganë, ndërkohë që ai pritet të niset në SHBA ku do të përballet me akuzat. Rreshteri i Shtabit, Robert Bales është identiteti i ushtarit amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 afganëve, që ka tensionuar marrëdhëniet me Kabulin. Ai pritet të mbërrijë së shpejti në Fort Leavenëorth, në Kansas, pasi do të niset nga Kuvajti. Avokati i tij, John Henry Browne tha të enjten se i dyshuari ishte një 38-vjeçar i cili ishte plagosur dy herë ndërsa shërbente në Irak. Ai tha gjithashtu shtoi se i akuzuari ka qenë dëshmitar kur mikut të tij iu coptua këmba, ditën para vrasjeve. Por ky incident nuk është konfirmuar ende nga ushtria amerikane. Avokati e përshkroi atë si një ushtar të dekoruar më parë, i cili kishte një rekord shembullor para vrasjeve. Ai ende mbetet i dyshuari kryesor, por Pentagoni ka thënë më parë se ai mund të përballet me akuza që bartin një dënim të mundshëm me vdekje. Talebanët ndërprenë bisedimet e paqes në vazhdën e masakrës të së dielës, në të cilën burra, gra dhe fëmijë u qëlluan dhe u vranë nga një distancë e afërt. Nga ana tjetër, SHBA-ja ka theksuar se mbetet e angazhuar për arritjen e paqes me afganët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›