E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Damask

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se dy bomba i kanë goditur ndërtesat e sigurisë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke i vrarë disa policë dhe civilë.

Por televizioni nuk e ka dhënë menjëherë numrin e viktimave eventuale nga sulmi.

Sulmi është ndërmarrë me automjete, të mbushura me lëndë shpërthyese.

Këto shpërthime ndodhën dy ditë pasi u shënua njëvjetori i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Nga ana tjetër, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila Sirinë e ka sjellë në prag të luftës civile.

Duke folur nga Gjeneva, Annan tha se do të dërgojë një ekip në Damask javën e ardhshme, për të diskutuar mbi një plan për të dërguar vëzhgues ndërkombëtarë.

Ai i bëri komentet përmes lidhjes me video me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më pak se një javë pasi u takua me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›