Mbetet në burg pa afat Artan Kristo
Artan Kristo i akuzuari që përdorte faqen e Internetit “ALBSELEFET” për të bërë publike thirrjet e tij ka marrë vlerësimin e masës së sigurisë në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. Arrest me burg për Kriston të njohur dhe me pseudonimin Muhamed Abdullahi, i cili para tre vitesh u arrestua në klinikën e tij në Shijak për të dëshmuar lidhur me vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman Salih Tivari. Pas thirrjeve për “luftën e Shenjtë” në blogun e Internetit, Prokuroria e akuzon për thirrje dhe veprime që nxitin terrorizmin. Mësohet se gjatë vlerësimit të masës, Kristo nuk është shprehur para togave të zeza ndërsa dhoma penale e kryeqytetit ka transferuar dosjen e tij në Gjykatën e Faktit në Durrës.